Tronditet Italia, pas Ilrias një shqiptare tjetër humb jetën në rrethana misterioze

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.04.2025, 19:44

Një 27-vjeçare me origjinë shqiptare u gjet e vdekur më 28 prill pranë “Urës së Sherifit” në rrugën midis Larinos dhe Biferninës, duke shkaktuar tronditje në komunitetin e Montecilfone. Trupi i saj ishte i lidhur në një pemë dhe ngjarja është duke u hetuar nga Prokuroria Publike e Larinos dhe policia, të cilët ende nuk kanë identifikuar asnjë të dyshuar.

Ish-burri i saj, një 51-vjeçar, që e kishte kërkuar i shqetësuar për ndonjë akt ekstrem, ishte personi që njoftoi autoritetet dhe po bashkëpunon me hetuesit.

Gruaja, nënë e një djali shtatëvjeçar, jetonte e vetme me fëmijën dhe ishte e njohur në fshat për përkushtimin ndaj punës në një qendër për emigrantët si dhe për dashurinë ndaj të birit. Komuniteti i përshkruan marrëdhënien e saj me djalin si shumë të ngushtë, ndërsa e përshkruajnë atë si një grua e buzëqeshur dhe e dashur nga të gjithë.

Ndërkohë autopsia e planifikuar në datën 2 maj pritet të japë përgjigje për shkaqet e vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit