Rastet e mashtrimit janë shtuar ndjeshëm në vendin tonë, ku shpesh herë qytetarë të ndryshëm i drejtohen redaksisë sonë për të ndarë eksperiencat e tyre të hidhura që i ndodhin me kompani të ndryshme që veprojnë online.
Por rasti që do të denoncojmë sot është në krahun e kundërt, pasi një djalë i ri ka mashtruar një kompani Air BNB që operon në Tiranë. Sipas një mesazhi që ka mbërritur në redaksinë tonë, djali i identifikuar si Almir Xhaferri, ka qëndruar me një vajzë disa ditë në një Air BNB në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë, por është larguar pa bërë pagesën për dy nga ditët kur ka qëndruar.
Personi që është përgjegjës për mbledhjen e pagesave, ka kontaktuar me redaksinë tonë, ku ka dërguar dhe bisedat në “WhatsApp”, që nga momenti i porositjes së banesës, dhe deri në momentin kur Almiri ka ikur pa paguar dhe nuk i ka hapur më as telefonin.
“Pata nje klient që nejti 3 dit po pagesa asht bo vetem per natën e pare, 2 te tjerat jo,” shkruan denoncuesi.
Pjesë nga komunikimi me Xhaferrin:
-“Si jeni? Pagesën e ditës së sotme kur të kesh mundësi lere te kutia dhe me trego. Faleminderit.”
-“Mir flm. Pa merak pak me vone do ti lej te kutia.”
Gjatë një tjëtër bisede, denoncuesi i kërkon që të nesërmen të lerë pagesën te kutia dhe ta njoftojë. Klienti i thotë se do të lerë pagesën për dy ditë, pasi të dale dhe të tërheqë disa të para.
Sipas bisedave, një ditë më pas, pagesa nuk është kryer deri në orët e pasdites, dhe denoncuesi i shkruan në orën 15:43: “Vlla sa vonon?”, teksa klienti i përgjigjet se do të bëjë pagesën në orën 18:00, pasi i ishte prishur makina dhe kishte marrë karrotrec.
Por as në këtë moment pagesa nuk është kryer, dhe klienti nuk i ka hapur telefonin denoncuesit, me pretekstin se i ishte fikur.
Ditën tjetër klienti nuk i është përgjigjur më në telefon dhe as me mesazhe, duke e mashtruar të riun që denoncon ngjarjen.
Ai kërkon që ky rast të publikohet edhe si një mesazh për bizneset e tjera, që të mos mashtrohen nga Almir Xhaferri.