Sherr masiv te zyrat e Tom Doshit, plumba dhe xhama të thyer në vendngjarje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2025, 14:56

Një incident i rëndë është shënuar rreth orës 14:00 të ditës së sotme në rrugën “Ali Demi” në Tiranë.

Mësohet se një konflikt i dhunshëm ka ndodhur mes disa shtetasve, në ambientet e zyrës elektorale të partisë së Tom Doshit, PSD.

Në vendin e ngjarjes është konstatuar se është dëmtuar xhami i zyrës, dyshohet me sende të forta, ndërkohë që gjatë këqyrjes janë gjetur edhe dy fishekë luftarak, çka ngre dyshime për përdorim armësh zjarri në këtë përplasje.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Sipas autoriteteve, personat e përfshirë në konflikt janë larguar me një automjet, dhe aktualisht po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e konfliktit si dhe për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit