Plas gallata në Himarë! Gjel Tavo çel sezonin veror me kompaninë e skrapit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.04.2025, 13:52

Në prag të sezonit turistik 2025, kryebashkiaku i Himarës Vangjel Tavo ka firmosur një kontratë prej rreth 100 mijë eurosh, e cila ka për qëllim organizimin e aktiviteteve kulturore në qytet. Tenderi është fituar nga bashkimi i dy kompanive me seli në Pogradec: “JOKLEN & CO” shpk dhe “SHBB ELIA BUZAHISHTE 1998” sh.p.k.

Tenderi është shënuar me “flamur të kuq”, pasi dy kompanitë kanë garuar të vetme dhe kanë fituar tenderin me një ofertë gati identike me fondin e përcaktuar, 99.9% e shumës së vënë në dispozicion.

Kontrata është nënshkruar për një shumë pak më të ulët se fondi limit: 9,973,000 lekë pa TVSH, ndërsa fondi maksimal ishte 9,983,333 lekë pa TVSH.

Fakti humoristik në këtë procedurë tenderimi është profili i kompanisë kryesore fituese “JOKLEN & CO”.

Kjo kompani ka si objekt veprimtarie ofrimin e shërbimit funeral, skrap, mirëmbajtje varrezash, tregti produktesh bujqësore e blegtorale, e ndërsa kohët e fundit ka shtuar në objekt edhe organizimin e panaireve e eventeve. Duket se Gjeli i ka ndjellë ogurin e zi sezonit turistik në Himarë…

Kompania tjetër e përfshirë në kontratë, “SHBB ELIA BUZAHISHTE 1998”, është një shoqëri bashkëpunimi bujqësor që vepron në një zonë rurale të Pogradecit, larg çdo lidhjeje të dukshme me organizimin e aktiviteteve kulturore në zonat bregdetare turistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit