Komshija më bën magji, gjej nyje të lidhura kudo në oborr

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2025, 10:18

Denoncimet për magjitë sa vijnë e shtohen dhe së fundmi një qytetare ka rrëfyer një rast të tillë.

Ajo ka treguar se prej disa ditësh në oborrin e shtëpisë së saj gjen objekte të çuditshme dhe nyje të lidhura, që sipas saj kanë qëllime magjike.

Qytetarja thotë se nuk është hera e parë që përballet me raste të tilla. Ajo ka dyshime se një komshije, e cila shpesh shihet duke lëvizur pranë banesës së tyre në orët e vona të natës, madje edhe rreth orës 02:30 të mëngjesit, mund të fshihet pas kësaj magjie dhe këtyre objekteve të çuditshme që gjen.

Familja e saj është e shqetësuar nga këto veprime dhe objektet që gjejnë, dhe nuk mund ta kuptojnë arsyen e tyre

Megjithëse besimet në magji janë të rrënjosura në kulturën popullore, raste të tilla shpesh krijojnë tension dhe panik. Shumë njerëz i druhen ndikimit të saj, ndërsa të tjerë e shohin thjesht si një besëtytni të vjetër pa baza reale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit