Interpelanca ndaj Toshkovskit sot para deputetëve të RMV-së

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.04.2025, 09:11

Deputetët kanë planifikuar të debatojnë sot për interpelancën ndaj ministrit të MPB-së, Pançe Toshkovski të dorëzuar nga grupi parlamentar “E Majta”. Seanca plenare është planifikuar për në orën 11:00.

Interpelanca u paraqit më 14 prill sepse, sipas “Të Majtës”, ministri Toshkovski e kreu funksionin e tij në mënyrë të papërshtatshme, duke vepruar në mënyrë joprofesionale, të paskrupullt dhe të papërgjegjshme, gjë që çoi në një sërë veprimesh të paligjshme, skandalesh dhe transferimesh personeli në Ministrinë e Brendshme.

Ndaj ministrit të MPB-së një interpelancë u ngrit edhe në janar, së bashku me katër interpelanca të tjera ndaj ministrave të qeverisë. Interpelancat u paraqitën nga Fronti Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit