Po kalonte trafikndarësen, i moshuari përplaset për vdekje nga makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.04.2025, 08:14

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “29 Nëntori”.

Një këmbësor rreth 70 vjeç, ende i paidentifikuar, është përplasur për vdekje nga një automjet, teksa po kalonte trafikndarësen.

Ngjarja ka ndodhur në rrethana që janë ende nën hetim. Drejtuesi i mjetit, një 35-vjeçar, është shoqëruar menjëherë në komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.

Policia po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit