“Kafshët mbahen në kushte të tmerrshme te bar Flamingo në Yzberisht”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28.04.2025, 21:55

Një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ Albania një rast të keqtrajtimit të kafshëve në një lokal në Yzberisht të Tiranës, që quajtur “Flamingo”. Denoncimi është shoqëruar edhe me pamje filmike, të cilat pasqyrojnë situatën.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetarja, kafshë të ndryshme, si lepuj dhe dele, janë të mbyllura në kafaze shumë të vogla dhe të papastra. Lepujt shfaqen të grumbulluar në hapësira të ngushta, pa ushqim dhe pa ujë të pastër. Uji në kafazet e tyre është i ndotur, me ngjyrë të zezë, duke treguar se prej kohësh nuk është pastruar. Ndërkohë, te delet mungon plotësisht uji.

Në pamje vërehen edhe fëmijë që shqetësojnë kafshët duke i prekur dhe goditur, ndërsa askush nga stafi nuk ndërhyn për t’i mbrojtur ato.

Më poshtë denoncimi i plotë i qytetares:

“Përshëndetje JOQ. Po ju shkruaj si një kafshëdashëse duke shprehur një situatë të tmerrshme të keqtrajtimit të kafshëve në bar Flamingo në Yzberisht Tiranë. Kafshët mbaheshin mbyllur në kafaze të ngushtë pa ujë dhe pa ushqim. Lepujt kanë ngrënë pa përjashtim 1 kg e gjysmë karrota që ua blenë vetë njerëzit aty. Uji në kafaze siç mund të shihet në video është i zi. Kush e di sa muaj kishte pa pastruar. Ndërsa ujë tek delet s’kishte fare. Kafshët pa ngrënë, pa pirë, në kafaze të vegjël, të ngushtë dhe të papastruar, duhet të duronin edhe dhunën që u bënin fëmijët dhe askush s'mbante përgjegjësi. Një situatë ku njeriu tejngopet me kënaqësi nga vuajtja e kafshëve e gjeni vetëm në bar Flamingo në Yzberisht.”

JOQ Albania i bën thirrje Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe institucioneve përgjegjëse, që të ndërhyjnë menjëherë për të marrë masa ndaj këtij abuzimi ndaj kafshëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit