Autostrada Tiranë-Durrës një kurth vdekjeje: Qytetari çan gomat nga gropat

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.04.2025, 20:46

Rruga që lidh dy qytetet më të mëdha të vendit, Durrësin dhe Tiranën, është kthyer në një kurth të vërtetë për drejtuesit e automjeteve, veçanërisht në segmentin pranë Vorës. Një qytetar, përmes një denoncimi për JOQ, ngre alarmin për gjendjen skandaloze të rrugës.

"Autostrada nuk është më rrugë, është pus. Bëje publike po ke mundësi që të kenë kujdes drejtuesit, se po i marrin në qafë me këto rrugë", shkruan qytetari, duke theksuar se dëmtimi i automjeteve është bërë i përditshëm. "Ka ngelur të shkojmë në fushatë me goma nëpër duar", ironizon ai, duke nënvizuar mospërfilljen e autoriteteve.

Pavarësisht taksave të rritura dhe propagandës për "investime në infrastrukturë", realiteti në terren tregon një tjetër pamje: gropa të thella, asfalt i çarë dhe mungesë totale ndërhyrjeje.
Çdo ditë, qindra qytetarë vihen në rrezik serioz për jetën dhe pronën e tyre, ndërsa institucionet përgjegjëse fshihen pas heshtjes dhe premtimeve boshe.

Sa kohë duhet të presin qytetarët që dikush të mbajë përgjegjësi? Apo duhet të ndodhë një tragjedi tjetër që rrugët shqiptare të kujtohen?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit