“La Stampa”: 16 emigrantë janë “zhdukur” nga kampi i Gjadrit në Shqipëri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 28.04.2025, 18:49

Sipas raportimit të “La Stampa”, nga 41 emigrantë që kanë zbarkuar së fundmi në kampin e Gjadrit në Lezhë, aktualisht kanë mbetur vetëm 25.

Nuk është ende e qartë nëse 16 emigrantët e munguar janë rikthyer në Itali në pritje të riatdhesimit apo ndodhen në izolim, si pasojë e revoltës së ndodhur para dy javësh në kamp.

Një shqetësim tjetër është procedura që ndiqet në rast se ndonjëri prej emigrantëve kërkon azil ndërsa ndodhet në Shqipëri.

Nëse një emigrant paraqet kërkesë për azil në Gjadër, procedura duhet të rinisë nga fillimi, çka nënkupton që ai duhet të rikthehet menjëherë në Itali për të vijuar procesin e rregullt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit