Kaubojsi Ndocaj jep lajmin e madh: Më 12 maj, Basha kryeministër!

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 28.04.2025, 19:29

Në një deklaratë që rivalizon parashikimet e Nostradamusit, Eduart Ndocaj, i njohur si "Kaubojsi", foli me bindje absolute: më 12 maj, Lulzim Basha do të jetë kryeministër.

I ftuar në një intervistë televizive, Ndocaj u shpreh se programi i partisë ku bën pjesë është “garanci fitoreje”.

"Thelbi është programi, dhe ne besojmë që më 12 maj do jemi partia shtetformuese", deklaroi Kaubojsi, duke mos sqaruar nëse fjalën "besojmë" e kishte në kuptimin fetar apo politik.

Nëse gjithçka shkon sipas "strategjisë" së Ndocajt, shqiptarët duhet të fillojnë të përgatisin fishekzjarrët, lulet dhe brohoritjet për kryeministrin e ri Basha që do t'i nxjerrë nga bataku... Gjthmonë nëse nuk do të jetë në gjumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit