Altin Goxhaj, Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore për Shqipërinë, ka depozituar një kallëzim penal ndaj Kryeministrit Edi Rama.
Në dokumentin e dorëzuar në organet e drejtësisë, Goxhaj e akuzon Kryeministrin për kryerjen e veprave penale të "Shkeljes së fshehtësisë së votimit" sipas Nenit 327 të Kodit Penal, si dhe për "Pornografi" sipas Nenit 117 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Në përshkrimin e faktit, Goxhaj pretendon se gjatë një aktiviteti elektoral të zhvilluar më 21 prill 2025 në Spille të Kavajës, i transmetuar drejtpërdrejt në media dhe në faqen zyrtare të Edi Ramës në Facebook, Kryeministri i është drejtuar fëmijëve të pranishëm duke i nxitur të kërkojnë në internet fotot e tij nudo në plazhet e Francës.
Sipas kallëzimit, kjo thirrje publike ndaj të miturve përbën nxitje dhe reklamim të materialeve me përmbajtje eksplicite, një vepër e ndaluar me ligj kur kryhet në mjedise ku ndodhen fëmijë.
Goxhaj thekson se veprimet e Ramës janë bërë me vetëdije të plotë dhe në prani të fëmijëve, duke shkelur drejtpërdrejt të drejtat e tyre dhe duke rrezikuar zhvillimin e tyre të shëndetshëm mendor dhe moral.
Në kallëzim kërkohet: