Fermerët e Fierit në protestë: Pikat e grumbullimit po na falimentojnë, rrisin çmimet sipas qejfit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2025, 13:45

Fermerët e fshatrave Suk 1, Suk 2, Arapaj, Strum, Rërrez, Stamatice, Drenovicë, Goriçan, Kutalli dhe shumë të tjerë nga bashkitë Dimal dhe Rroskovec, kanë dalë sot për të protestuar kundër abuzimeve të pikave të grumbullimit.

Ata thonë se pikat e grumbullimit pasi i blejnë produktet nga fermerët vendas, i shumëfishojnë çmimet kur i shesin në tregun vendas dhe atë të huaj.

Në rastin konkret, domatet dhe kastravecët, fermerët po i shesin me 200 lekë të vjetra, por pikat e grumbullimit i nxjerrin në treg me 1500-2000 lekë të vjetra.

Fermerët thonë se kjo skemë abuzive e këtyre pikave të grumbullimit po i çon drejt falimentimit pasi nuk po nxjerrin dot as shpenzimet e tyre.

Mbi 5,000 familje që mbajnë me mund e sakrifica sera me domate, speca, tranguj, kunguj dhe patëllxhanë ndihen të braktisur dhe të shfrytëzuar. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të vendosur transparencë dhe kontroll mbi tregun bujqësor dhe për të mbrojtur të ardhurat minimale që u siguron puna e palodhur në fshat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit