Një ditë më parë, JOQ Albania raportoi për rastin shqetësues të helmimit masiv që po u ndodh kafshëve të rrugës në qytetin e Gjirokastrës, ku ndër të tjera, një qen u filmua i shtrirë në agoni pa asnjë njeri që të kujdesej për të.
Sipas denoncimeve të mbërritura në redaksinë tonë, kafshët endacake po helmohen në mënyrë mizore, ndërsa Bashkia Gjirokastër nuk ka ndërmarrë asnjë masë për krijimin e një strehëze për to.
Pas publikimit të këtij rasti, një qytetar reagoi dhe vendosi të ndihmojë qenin e braktisur, duke e dërguar tek veterineri. Me këtë veprim, ai tregoi një shembull të vërtetë humanizmi dhe përkujdesjeje ndaj kafshëve në nevojë. “Shpresoj ta shpëtojmë” shkruan ai ndër të tjera.
Mesazhi i plotë:
“Përshëndetje si kaluat? Doja të flisja me ju per rastin qe ju keni publikuar dje nga dikush qe ju ka hedh video, per helmimin e kafshëve. Une quhem MIKEL SINO banues ne Gjirokastër dhe jam nje njeri qe ndihmoj ushqej kafshët e braktisura në Gjirokastër. Vajti rreth 2 muaj qe po helmoen masivisht qentë ne Gjirokastër.
Ju lutem mund te na ndihmoni. Sot kam çuar ne klinike qenin pasi e kam gjetur ne gjendje pothuajse te ngordhur i helmuar, rastin qe ju e keni publikuar nga dikush tjetër. Ketu jam sot ne nje klinike ne Gjirokastër ku pasi kam pare postimin e faqes tuaj kam shkuar e kam gjetur ne gjendje te keqe qenin dhe e kam cuar ne nje prej klinikave veterinare dhe shpresoj ta shpëtojmë. Flm.”