Raste alarmante! Kosi i frutave i mykur para datës së skadencës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2025, 12:40

Denoncimet për sigurinë ushqimore në Shqipëri vazhdojnë të shtohen, ndërsa autoritetet përgjegjëse nuk marrin asnjë lloj mase.

Përveç produkteve ushqimore që janë të kontaminuara me salmonelë, kimikate dhe substanca kancerogjene, qytetarët po konsumojnë gjithashtu produkte të skaduara para datës zyrtare në paketime dhe që paraqesin rrezik për shëndetin e tyre.

Për këtë rast, dy denoncime të forta kanë mbërritur së fundmi në redaksinë tonë për një produkt, kos frutash "Fruetto".

Në denoncimin e parë, një qytetar tregon se ka blerë një kos me shije pjeshkë-dardhë, me datë skadence 25 tetor 2025, por kur e ka hapur ka parë që kosi është plotësisht i mykur dhe i tharë brenda paketimit.

Në denoncimin e dytë, një tjetër qytetar ka blerë kosin "Fruetto" me shije banane dhe datë skadence 9 qershor 2025, i cili, megjithëse në gjendje më të lëngshme, ka rezultuar gjithashtu i mykur.

Këto denoncime janë një shenjë e qartë e problemeve të vazhdueshme në kontrollin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore në Shqipëri. Konsumatorët kërkojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi nga autoritetet për të siguruar që produktet ushqimore në treg të jenë të sigurt dhe të konsumohen pa rrezik.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) që momentalisht drejtohet nga Manush Kullolli duhet të dalë në terren për kontrolle të imtësishme pasi raste të tilla sa vijnë e shtohen dhe askush nuk e di më se çfarë po konsumon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit