Ishte duke u karikuar: Xiaomi i qytetarit merr flakë, bateria me qese plastike

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.04.2025, 10:13

Një incident i rrezikshëm i ka ndodhur një qytetari. Ai ka treguar se telefoni i tij celular i markës Xiaomi Mi A2, prodhim kinez, ka marrë flakë papritur gjatë kohës që ishte në karikim.

Sipas dëshmisë së qytetarit, incidenti ndodhi brenda disa minutash, kohë gjatë së cilës ai ishte larguar për të marrë diçka në makinë. Kur u kthye, pa që telefoni kishte marrë flakë.

Menjëherë ai arriti ta hiqte nga karikimi dhe e futi në ujë për të shmangur shpërthimin ose përhapjen e flakëve.

Pas çmontimit të pajisjes, ai zbuloi se bateria e telefonit ishte totalisht e djegur, ndërsa brenda saj ndodheshin pjesë të pazakonta, përfshirë qese plastike dhe një substancë kimike që irritonte sytë.

Ky incident ngre shqetësime serioze mbi sigurinë e pajisjeve elektronike si dhe mbi rreziqet që paraqet karikimi i telefonit pa mbikëqyrje.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje jeta esht qef me mori flak telefoni gjat karikimit edhe pjeset e mbetura nga bateria telefonit pasi e cmontova baterin plasmas e tera bateria Marka telefonit xiaomi mi a2 prodhim kinez. E pata lan ne karikim telefonin sa dola te merja dicka te makina vetem ne moment qe kthehem shikoj qe telefoni kishte mar flak e hoqa shpejt nga karikimi qe mos tme digjte shpin ose mos te shperthente baterin edhe pasi e fus celularin ne uj edhe e cmontoj shikoj qe cdo gjo branda bateris kishte pjes perberese qesje edhe nje lende qe te digjte syte

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit