Nga 1 maji pa kontrolle në kufirin Kosovë-Shqipëri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.04.2025, 08:35

Në pikën kufitare të Morinës nuk mungojnë as udhëtarët nga Shqipëria që kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në Kosovë.

Të dhënat e fundit nga Dogana e Morinës tregojnë se deri në mesditën e së shtunës kanë hyrë në territorin e Shqipërisë 4,291 shtetas dhe 2,036 mjete.

Ndërsa për në dalje nga Shqipëria për në Kosovë janë regjistruar 3,834 shtetas dhe 1,967 mjete.

Për të përballuar fluksin, autoritetet po punojnë me të gjitha sportelet për të shmangur pritjet e gjata gjatë kontrollit në doganë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit