Qeni i helmuar dha shpirt pranë banesës së saj, qytetarja: Bashkia Gjirokastër të ndërtojë stremimore për ta!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2025, 21:19

Një qytetare nga Gjirokastra ka dërguar një video tronditëse pranë redaksisë sonë, ku shihet një qen i braktisur teksa jep shpirt pranë banesës së saj, pas helmimit.

Sipas saj, qeni kishte dy orë që vuante deri sa ngordhi në mënyrë të dhimbshme.

Ajo ngre një shqetësim të madh lidhur me fenomenin e helmimeve të qenve të rrugës në qytet dhe i bën thirrje Bashkisë Gjirokastër të ndërhyjë sa më parë për ndërtimin e një strehimoreje ku këto kafshë të gjejnë mbrojtje.

"Ka shumë dhimbje të shohësh kafshë që mbyten në këtë mënyrë. Bashkia duhet t’i mbledhë dhe t’i sistemojë qentë e rrugës. Dita-ditës po helmohen dhe është shumë gjynah", apelon qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit