Shpërthen në flakë “Range Rover”-i, aksident në “bypass”-in e Lushnjës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 27.04.2025, 18:48

Një aksident ka ndodhur në bypass-in e Lushnjës, ku një automjet Range Rover me targa AV 674 IB është përplasur me barrierën e hekurt anësore të autostradës. Pas përplasjes, makina ka marrë flakë, duke shkaktuar frikë tek kalimtarët dhe drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar menjëherë në spital.

Fatmirësisht, burimet nga spitali bëjnë me dije se të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë në kujdesin mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit