Kujdes nga mesazhet që iu vijnë! Më morën të dhënat e bankës dhe bënë blerje në Wolt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.04.2025, 15:21

Një qytetare ka rënë viktimë e një skeme mashtrimi që përdor SMS dhe linqe të falsifikuara për të vjedhur të dhënat bankare.

Ajo ka treguar për JOQ ALBANIA se personat që qëndrojnë pas këtij mashtrimi i kanë dërguar një mesazh nga një numër që shtirej si posta shqiptare, duke përfshirë një link të rremë për të marrë informacionet e kartës bankare.

Sipas saj, mashtruesit pasi morën të dhënat, përdorën kartën bankare të saj për të realizuar 6 blerje në aplikacionin Wolt. Dy nga këto blerje ishin të suksesshme dhe me vlerë 23,000 lekë.

Fati i qytetares ishte që ajo e kuptoi mashtrimin menjëherë dhe mbylli kartën në kohë, duke raportuar ngjarjen në bankë.

Ajo thotë se ky është një paralajmërim për të gjithë që mos të hapin linqe të dyshimta që vijnë me SMS, sidomos kur ato kërkojnë të dhëna personale apo bankare. Ajo u kërkon shqiptarëve që të kontrollojnë gjithmonë burimin e mesazheve dhe kurrë mos të japin informacionet e tyre financiare përmes linqeve të paqartë.

Denoncimi i qytetares:

Pershtendetje JOQ doja te raportoja nje vjedhje qe ndodh ne kartat e bankes nepermjet mashtrimeve , pasi mua fatmiresisht demi nuk mu be shum i madh ama te paralajmerojme te tjeret ne te njejten situate . Nje numer qe shtiret sikur esht i postes dhe te nxjerr nje web te postes shqiptare prr te marr te dhenat tuaja te bankes dhe i perdorin per te kryer pagesa ne rastin tim kan ber pagesa ne aplikacionin e wolt .

Ky esht numri me te cilin me kan derguar linkun per te mashtruar per te mar te dhenatz Me kan vjedhur 23 mije lek fatmiresisht sepse e mbylla ne kohe

Numri i perket personave qe dergojne kte linkun per te mashtruar Qe te vendosim te dhenat tona dhe ata tperdorin kartat e bankes

Me foto jan porosi qe ata kan ber nenjeher ne aplikacionin wolt Qe kan tentuar te bejn 6 blerje te ndryshme. Jo abosolutisht un mbylla menjeher karten dhe u ankova ne banke Qe te mbyllja karten

Dy nga kto blerje qe ata kan ber kan rezultuar me sukses Vlera ka qen diku te 23 milek

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit