Një qytetar ka ngritur shqetësimin për një diferencë të konsiderueshme në kursin e këmbimit në një pikë exchange në Tiranë.
Sipas tij, për 100 euro ka marrë vetëm 9,280 lekë, ndërkohë që kursi zyrtar i publikuar nga Banka e Shqipërisë ishte 98.75 lekë për euro, çka do të thotë se ai duhej të merrte rreth 9,875 lekë.
"Jam habitur kur më dhanë kaq pak. Diferenca është shumë e madhe," u shpreh qytetari i indinjuar.
Rasti ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe abuzimin e mundshëm me kursin e këmbimit nga subjektet private. Ndërkohë edhe pse këto pika nuk janë të detyruara të ndjekin fiks kursin zyrtar, dallimi i tillë i madh mund të konsiderohet i pajustifikueshëm dhe potencialisht abuziv.
Autoritetet duhet të hetojnë rastin dhe të garantojnë mbrojtjen e konsumatorit.