Një qytetare ka ngritur shqetësimin për një vizitë shëndetësore në Poliklinikën Nr.9, ku pas një konsultimi për problemet me shikimin, ka marrë një recetë për syze që nuk i janë përshtatur nevojave të saj.
Pas përdorimit të syzeve të rekomanduara, ajo ka përjetuar dhimbje dhe irritim të syve, duke u detyruar të kryejë një kontroll të dytë privat, ku mjekët i kanë rekomanduar syze të tjera, ndryshe nga ato që i tha mjekja e poliklinikës.
Qytetarja ka shprehur shqetësimin për mungesën e një kontrolli të plotë dhe të detajuar të syve, duke vënë në dukje se një vizitë e gjysmake në sistemin shtetëror nuk i ka ofruar diagnozën e saktë.
Sipas saj, mjekët duhet të mbajnë përgjegjësi për këtë shërbim të pasaktë dhe kërkon një rishikim të procedurave në poliklinika për të garantuar një shërbim më cilësor dhe të sigurt për pacientët.
Ky rast ngre pyetje për cilësinë e shërbimeve shëndetësore në poliklinikat publike dhe mundësinë për përmirësimin e trajtimit të problemeve të shikimit, të cilat kërkojnë një vëmendje më të madhe dhe më të detajuar.
Denoncimi i qytetares:
Përshendetje, doja të denoncoja një rast aspak dinjitoz nga bluzat e bardha. Para një muaji kisha te poliklinika nr.9 ,në 21 ,një vizit për sytë .Sepse mjegullohej shikimi kur lexoja. Mjekja më dha një tabelë , lexo dy rreshtat e fundit tha dhe menjëherë më dha nr.për syze .+ 1.75 .te të dy sytë .IK ,më tha ,SE MBAROVE .Si kaq ishte vizita i thashë?
Bleva syzet ,vetëm për afër kur përdoria telefonin. Pas dy ditësh më digjnin sytë ,më lotonin. Më këshilluan të bëja një vizit të rregull te privati...më dhanë nr e syzeve + 1.25 . Pse në shtet nuk më kontrolluan në aparat ,të shikonin si duhej problemin tim ? A nuk duhet të mbajnë përgjegjësi ?