Një qytetare ka denoncuar një rast shqetësues në lidhje me cilësinë e ushqimit në HEBS, një rrjet fast-foodi, ku copat e pulës që porositi ishin të pa gatuara mirë dhe me gjak.
Sipas saj, mish i pulës nuk ishte përgatitur në temperaturën e duhur, duke e bërë të mundshme përhapjen e baktereve të dëmshme si Salmonella dhe Campylobacter.
E shqetësuar, qytetarja pyet nëse ky mish pule mund të konsumohet dhe shitet në këtë gjendje, që duhet thënë nuk është aspak normal.
Ajo ka apeluar për kujdes të shtuar dhe për të kontrolluar me vëmendje kushtet e gatimit, pasi konsumimi i mishit të pa gatuar mund të shkaktojë intoksikime të rrezikshme për shëndetin e individëve.
Autoritetet shëndetësore duhet të ndërhyjnë për të verifikuar kushtet e sigurisë ushqimore dhe të garantojnë që të gjitha restorantet dhe tregjet të respektojnë rregullat për gatimin e ushqimeve të sigurt pasi skandalet ushqimore sa vijnë e shtohen dhe siguria ushqimore është né pikëpyetje.