Familjarët humbin kontaktet me të moshuarin, kërkojnë ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2025, 22:17

Një apel urgjent ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku familjarët kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të gjetur 69-vjeçarin Petrit Kola, me të cilin kanë humbur kontaktet prej rreth 5 orësh.

Ai është parë për herë të fundit në zonën e Babrrusë në Tiranë.

Sipas familjarëve, i moshuari ka shfaqur probleme të herëpashershme me memorjen.

Kushdo që mund ta ketë parë, të kontaktojë menjëherë në numrin: 069 690 9999.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit