Po lufton kundër tumorit në tru, babai i dy fëmijëve ka nevojë urgjente për ndihmë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.04.2025, 21:45

Një apel për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania.

51-vjeçari Alket Brahimi, baba i dy fëmijëve, po lufton me një tumor në kokë dhe ka nevojë urgjente për ndërhyrje kirurgjikale.

Pas shumë analizash dhe konsultash mjekësore, familjarët janë informuar se shpresa e vetme për shërim është një operacion i specializuar në Turqi, me një kosto prej 28,000 euro, shumë që ata nuk mund ta përballojnë.

Për këtë arsye, familjarët kanë hapur një faqe në GoFundMe dhe u bëjnë thirrje të gjithë shqiptarëve me zemër të madhe që të ndihmojnë Alketin të fitojë betejën me sëmundjen e rëndë.

Çdo kontribut, sado i vogël, është një rreze shprese për Alketin dhe familjen e tij.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit