Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, në një zonë të banuar.
Një qytetar nga vendngjarja ka raportuar se në aksident janë përfshirë tre automjete.
Sipas tij, shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Në videon e dërguar, shihen qartë mjetet e dëmtuara.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
"Ecni me avash o njerëz, se po merrni të pafajshmit në qafë! Aksidenti ndodhi në një zonë të banuar dhe mund të kishte qenë fatal, por për fat të mirë nuk pati të plagosur," shprehet qytetari për JOQ.