Një tjetër situatë alarmante është raportuar nga banorët e vijës së dytë bregdetare në qytetin e Durrësit, ku me vetëm një natë reshje shiu, uji i ndotur dhe ujërat e zeza kanë përmbytur rrugët dhe oborret e banesave.
Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë një realitet të dhimbshëm: rrugë të mbuluara nga ujërat e zeza, aroma e rëndë dhe shtëpi të bllokuara, ku banorët nuk mund të hyjnë. Situata, sipas denoncimeve të qytetarëve, nuk është aspak e re.
“Ky problem përsëritet prej më shumë se dy vitesh. Kemi bërë qindra ankesa në Bashki dhe institucionet përkatëse, por askush nuk na ka marrë seriozisht. Sa herë bie shi, mbushemi me ujëra të ndotura. Jemi të braktisur!”, shprehet një nga banoret, që kërkon të mbetet anonime.
Ajo i drejton një pyetje të drejtpërdrejtë kryetares së Bashkisë së Durrësit: “Ku ka qenë gjithë këto kohë? Apo del vetëm në fushatë për të kërkuar votat tona?”
Me zgjedhjet që afrohen më 11 maj, banorët thonë se nuk ndihen të përfaqësuar nga askush dhe nuk shohin asnjë përpjekje konkrete për të zgjidhur problemet që i kanë izoluar përditë e përditë më shumë.
“Turp turp turp. Ne kërkojmë vetëm të jetojmë me dinjitet. Nuk duam premtime, duam zgjidhje.”
Një tjetër situatë alarmante është raportuar nga banorët e vijës së dytë bregdetare në qytetin e Durrësit, ku me vetëm një natë reshje shiu, uji i ndotur dhe ujërat e zeza kanë përmbytur rrugët dhe oborret e banesave.
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 26, 2025
Pamjet që vijnë nga kjo zonë tregojnë një realitet të… pic.twitter.com/vHdBBQFQUV