Burri kalon si pa të keq mes për mes aksit Tiranë-Durrës në këmbë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.04.2025, 19:47

Një skenë e pazakontë është filmuar sot në aksin kryesor Tiranë-Durrës, ku një qytetar ka kaluar në këmbë mes rrugës së trafikut të dendur, pa treguar asnjë shqetësim apo frikë.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksi, shihet qartë qytetari që ecën qetësisht midis makinave që lëvizin me shpejtësi të lartë, në një nga segmentet më të ngarkuara të vendit.

Ky veprim i rrezikshëm jo vetëm që vë në rrezik jetën e vetë kalimtarit, por krijon gjithashtu panik dhe rrezik aksidentesh për drejtuesit e mjeteve, të cilët përballen papritur me një këmbësor në mes të rrugës.

Ngjarje të tilla tregojnë edhe një herë mungesën e theksuar të ndërgjegjësimit qytetar dhe kontrollit efektiv të autoriteteve, në një aks ku aksidentet fatale janë të shpeshta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit