“Avioni i Wizzair nga Londra në Tiranë ka gropë te krahët, stafi po e mbulon me ngjitëse”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.04.2025, 18:24

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar sot në fluturimin e linjës Wizz Air nga Londra drejt Tiranës, duke tronditur udhëtarët që kishin prenotuar këtë itinerar.

Sipas një mesazhi të ardhur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar denoncon se avioni kishte një gropë të dukshme në krah, dhe se, në vend që të kryheshin kontrolle serioze teknike, stafi teknik është kufizuar duke e mbuluar thjesht me një ngjitëse.

"Përshëndetje JOQ, avioni i linjës Wizzair nga Londra në Tiranë... E rregullojnë avionin me ngjitëse. Ka një gropë dhe tani po nisemi për në Tiranë," – shkruan qytetari, i shqetësuar për sigurinë e udhëtimit.

Në videon dhe foton që ai ka dërguar, duket qartë një pjesë e dëmtuar e krahut të avionit, mbi të cilën një punonjës po vendos një material ngjitës, si për të fshehur problemin përpara nisjes së fluturimit.

Kjo situatë ngre shqetësime serioze për sigurinë ajrore, duke vënë në pikëpyetje standardet që ndiqen nga kompani low-cost si Wizz Air. Në një kohë kur biletat ekonomike promovohen agresivisht, duket se edhe kontrollet e sigurisë po "zvogëlohen" në të njëjtën mënyrë.

A është një copë ngjitëse e mjaftueshme për të garantuar jetën e qindra pasagjerëve në ajër? Apo jeta e udhëtarëve vlen vetëm sa çmimi i një bilete të lirë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit