“Djali ra në gropë, theu dhëmbët”, nëna e 8-vjeçarit në Durrës: Bashkia do vetëm vota

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.04.2025, 18:15

Një banore e lagjes 14 në qytetin e Durrësit ka ngritur shqetësimin për gjendjen e mjerueshme të rrugës ku ndodhet banesa e saj.

Sipas saj, prej më shumë se 20 vitesh, në këtë rrugë nuk është bërë asnjë investim, duke e lënë të mbushur me gropa, të cilat përbëjnë një rrezik serioz për fëmijët që luajnë aty dhe për banorët që kalojnë çdo ditë.

Banorja rrëfen edhe një ngjarje të dhimbshme që i ka ndodhur me djalin e saj 8-vjeçar vetë dy ditë më parë. Djali teksa luante me biçikletë, është rrëzuar dhe ka dëmtuar dhëmbët për shkak të gropave të shumta që Bashkia Durrës nuk i ka riparuar.

Ajo tregon se ka bërë disa herë ankesa pranë bashkisë, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje. Sipas saj, i vetmi moment kur zyrtarët janë kujtuar për lagjen, është tani gjatë fushatës zgjedhore.

“Asnjeri nuk kujtohet për rrugën. Vijnë vetëm me fletore dhe stilolaps për të kërkuar vota. Rrugën nuk e sheh njeri,” shprehet e revoltuar banorja.

Mesazhi i saj i plotë është:

"Pershendetje! Durrës, lagjja 14, Nishtulla. Ju lutem shpërndajeni. Më është rrëzuar djali duke luajtur me biçikletë nëpër lagje, sepse ka shumë gropa. Djali është 9 vjeç, shikoni në çfarë gjendjeje është bërë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit