Një qytetar nga Tirana ka denoncuar mungesën e ujit në banesën e tij prej disa ditësh. Ai tregon se banon në rrugën Tefta Tashko, pranë Pazarit të Ri, një nga zonat kryesore të kryeqytetit.
Sipas tij, punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve kanë shtrirë linjën e re të ujit, por nuk e kanë përfunduar siç duhet mos bërë instalimet në banesën e tij. Në këtë mënyrë qytetari ka mbetur pa furnizim me ujë për disa ditë me radhë.
Ai shprehet se përfaqësuesit e UKT-së, pa asnjë paralajmërim, kanë hequr sahatin dhe kanë shkëputur linjën ekzistuese të ujit, duke shtuar se ka tentuar disa herë të kontaktojë me institucionin në numrat e telefonit të publikuar online, por ose numrat nuk ekzistojnë ose askush nuk përgjigjet.
Në mungesë të një zgjidhjeje, ai i bën thirrje publike autoriteteve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për të rregulluar situatën.
Mesazhi i qytetarit:
Përshëndetje JOQ! Kemi disa ditë pa ujë afër rajonit Nr.1, rruga Tefta Tashko, pranë Pazarit të Ri. Nuk ka asnjë mënyrë kontakti me UKT. Telefonat e UKT janë jashtë shërbimit normalisht. Shtëpia banohet nga një plak 91 vjeçarë dhe e bija 71 vjeç, të cilët kanë disa ditë pa ujë. Kanë sjellë linjën e re jashtë murit, pa sahat dhe pa lidhur dhe kanë shkëputur linjën egzistuese duke e lënë Shtëpinë dhe banorët pa ujë dhe pa informacion fare. Këta janë njerëz të ligë dhe komplet të papërgjegjshëm. Nuk dim si t'ja bëjmë!
"UKT-ja erdhi na hoqi tubat pa pyetur, tani s'përgjigjen! Jemi pa ujë"
— JOQ Albania (@JoqAlbania) April 26, 2025
Një qytetar nga Tirana ka denoncuar mungesën e ujit në banesën e tij prej disa ditësh. Ai tregon se banon në rrugën Tefta Tashko, pranë Pazarit të Ri, një nga zonat kryesore të kryeqytetit.
Sipas tij,… pic.twitter.com/Ad1rVR1sjU