“Tabela me 30, qytetari me 130 në Institut! Kemi fëmijë në shkollë”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.04.2025, 15:02

Mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor vijon të sjellë rreziqe serioze, si për drejtuesit e automjeteve ashtu edhe për këmbësorët.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar një rast të tillë. Në një video të publikuar në profilin e Instagramit të një të riu, shfaqen dy djem duke udhëtuar me makinë me shpejtësi mbi normat e lejuara, në një rrugë ku kufiri maksimal është 30 km/h.

Sipas denoncuesit, videoja është publikuar një ditë më parë dhe ai apelon që autoritetet kompetente të marrin masa, pasi sjellje të tilla të papërgjegjshme vënë në rrezik jetën e fëmijëve dhe qytetarëve të tjerë që mund të ndodhen në rrugë.

Mesazhi i denoncuesit:

“Ju lutem postojeni kete. Tabela me 30 qytetari me 130 duket rrezikuar jeten e banoreve. Ja ku eshte tabela me 30 dhe qytetari me 130. Ne story e nje djali te ri. Ne Institut (Bathore) ju lutem postojeni sepse kemi femi ne shkoll.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit