Qindra-mijëra të pranishëm në ceremoninë e varrimit për të nderuar Papa Françeskun e ndjerë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.04.2025, 13:32

Anëtarë të familjeve mbretërore, personalitete të larta dhe liderë botërorë janë bashkuar me qindra mijëra të pranishëm në ceremoninë mortore të Papa Françeskut.

Ceremonia e varrimit të Papës do të kryhet në Bazilikën e Santa Maria Maggiore.

Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën sot në Vatikan për funeralin e Papës, duke iu bashkuar liderëve botërorë dhe klerikëve nga e gjithë bota për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Aktualisht, arkivoli i Papës ndodhet brenda Bazilikës së Santa Maria Maggiore, një kishë jo shumë larg në Romë, ku po zhvillohet ceremonia private e varrimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit