Andonovski prezanton disa nga shërbimet elektronike përmes të cilave qytetarët mund të pajisen me dokumente

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.04.2025, 13:19

Qytetarët dhe kompanitë në Maqedoninë e Veriut tani mund të pajisen me vërtetime për mosdënim plotësisht online, përmes portalit shtetëror të shërbimeve elektronike uslugi.gov.mk, njoftoi ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski.

Disa nga shërbimet që tashmë mund të kryhen përmes metodës online.

Njoftimi i plotë:

“Në kuadër të shërbimeve të reja digjitale, tashmë janë të disponueshme:

Vërtetimi nga evidenca penale për persona fizikë

Vërtetimi nga evidenca penale për persona juridikë

Këto dokumente janë pjesë e paketës së më së shumti kërkuar të vërtetimeve gjyqësore për mosdënim dhe mund të merren pa pasur nevojë të pritet në sportele apo arkiva.

Paketa për mosdënim përfshin gjithashtu edhe:

Vërtetimin nga evidenca e dënimeve

Vërtetimin nga regjistri i ndalesave për ushtrim profesioni, veprimtarie ose detyre”.

Ministri i transformimit digjital, Stefan Andonovski tha se ky zhvillim është një hap drejt modernizimit të shërbimeve publike dhe lehtësimit të qasjes së qytetarëve dhe bizneseve në dokumentacionin e nevojshëm ligjor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit