Pritje të gjata për të dalur nga Merdara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.04.2025, 13:13

Kolona të gjatë janë krijuar në pikëkalimin kufitar në Merdarë pasi shumë bashkatdhetarë po kthehen në vendet ku jetojnë.

Fluksi më i madh i veturave është në dalje të Merdarës, aty ku kolona ka arritur në 1 kilometër gjatësi.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet janë nga 100 deri në 120 minuta.

Përditësimi i fundit i të dhënave është bërë rreth orës 09:35, me pikëkalimet e tjera kufitare ku pritjet janë më të shkurtra.

Edhe te pikëkalimi kufitar Dheu i Bardhë ka pritje më të theksuar: 25 deri në 30 minuta, teksa kolona është 200 metra e gjatë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit