Dy makina dhe autobusi i volejbollisteve të Skënderbeut përplasen në Qafë Thanë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 26.04.2025, 12:56

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas, ku dy makina dhe një autobus në cilin po udhëtonin ekipi i voljebollit për femra të “Skëndërbeut” janë përplasur.

Shkak i aksidentit mendohet të jetë nga një parakalim i gabuar dhe lagështia në rrugë. Autobusi i volejbollisteve ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor, teksa makinat e përplasura ndodhen në krahun tjetër të rrugës. Disa nga vajzat e ekipit kanë marrë lëndime të lehta dhe fatmirësish gjendja e tyre paraqitet e qëndrueshme.

Në momentin e aksidentit, ekipi i “Skënderbeut” ishte nisur drejt Tiranës, ku sot në orën 17:00 do të zhvillohej ndeshja e dytë finale. Për shkak të ngjarjes, ndeshja është anuluar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit