Një qytetare nga Vlora ka ngritur zërin për një shqetësim tepër të madh, që lidhet me papastërtinë e madhe që ka mbuluar varrezat.
Ajo thotë se shkon në varreza të paktën një herë në javë, për shkak se vëllai i ka ndërruar jetë. Për herë të fundit ajo ka qenë para 10 ditësh, por kur ka shkuar përsëri, ka parë që mes dy varrezave ishte krijuar një grumbull i madh mbeturinash.
Lule të vjetra, qese e mbetje të ndryshme, në vend që të pastroheshin dhe të largoheshin nga aty, janë mbledhur grumbull dhe janë lënë në një mënyrë komplet të papërshtatshme. Kjo gjë e ka acaruar tepër qytetaren, e cila teksa filmon, merr disa buqeta të vjetra dhe i hedh në mes të rrugës.
“Sinqerisht nuk do të doja kurrë ta bëja këtë video, por është turp. Vij në varreza një herë në ose dy herë në javë, se kam vëllain. S’kanë kaluar as 10 ditë që kam ardhur, dhe shikoj këtë situatën këtu. Varrezat në Vlorë në gjendje skandaloze. Nuk ju vjen turp o pleh*ra se dy metra vend do merrni dhe ju o ordinera. Pse ofendoni të vdekurit? Tani a i doni të gjitha këto t’i kap dhe t’i hedh te rruga kryesore?! Ordinera. Rruga xham dhe varret nëpër plehra nuk kalojmë dot,” dëgjohet të thotë ajo.
Me sa duket, personat që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e varrezave, e kanë parë më të udhës që t’i lenë mbeturinat në atë gjendje, se sa t’i largojnë që aty. Apeli shkon dhe për qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm me mënyrën e sjelljes së tyre në vendprehjen e të afërmve, dhe të mundohen ta mbajnë mjedisin pastër.