Kush oligark i ka vënë ‘kyçin’ Pemës së Thatë?! S’lejohet të hyjë askush

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.04.2025, 10:55

Një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj kanë denoncuar në JOQ zaptimin e Pemës së Thatë në Ksamil.

Plazhit të “Pemës së Thatë” në skajin më jugor të vendit i është vënë kyçi. Qytetarët denoncojnë se plazhi, që dikur ishte i hapur për të gjithë, po i shitet oligarkëve.

“Mirë tek Pema e Thatë, po nuk na lënë as të vizitojmë malet. I kanë mbyllur me çelës. Nuk e di, nuk e kuptoj se çfarë bëhet dhe ku jetojmë”, shprehet një prej tyre me revoltë.

“Jemi njerëz që duam të shkojmë në det të hapur, jo në shezllonet e këtyre me 50 mijë lekë”, shton një tjetër vizitor i revoltuar nga situata.

Ndërkohë, shqetësime të ngjashme po bëhen gjithnjë e më të shpeshta në zona të ndryshme bregdetare të vendit, ku aksesimi i plazheve publike po bëhet gjithnjë e më i vështirë për qytetarët e thjeshtë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit