Është denoncuar publikisht në rrjet një rast i shpërndarjes së miellit tek qytetarët votues të Maliqit supozuar në këmbim të votave nga partitë.
Sipas raportimeve përflitet se partitë po shpërndajnë ndihma, nisur nga produktet bazë të shportës, në shtëpitë e qytetareve në këmbim të votës më 11 Maj.
Kjo nuk është hera e parë ndër vite që votuesit korruptohen me produkte primare konsumi në këmbim të votës. Tregues i qartë ky i varfërisë, mjerimit dhe mosplotësimit të minimumit jetik për të mbijetuar.