Në Belsh qendra shëndetësore ndërtohet brenda shkollës, banorët të shqetësuar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2025, 10:20

Në ambientet e brendshme të shkollës së fshatit Dragot, në bashkinë Belsh ka nisur ndërtimi i një qendre shëndetësore, vetëm pak metra larg hyrjes së shkollës.

Kjo ndërhyrje po zhvillohet në të njëjtën godinë ku funksionon shkolla, e cila është në shërbim të komunitetit prej më shumë se 50 vitesh.

Banorët dhe prindërit shprehin shqetësimin e tyre për këtë zhvillim, duke theksuar se prania e një qendre shëndetësore në të njëjtin ambient me shkollën përbën rrezik për shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve përkatëse që të ndërhyjnë dhe të rishikojnë vendimin, duke garantuar kushte të përshtatshme si për arsimin, ashtu edhe për shërbimet shëndetësore.

Aktualisht, shkolla në Dragot frekuentohet nga dhjetëra nxënës dhe është një nga godinat me histori më të gjatë në zonë.

Denoncimi i qytetarëve:

Pershendetje joq eshte nje rast urgjent mund ta publikoni. Ne fshatin dragot te komunes kajan bashkia belesh ne ambjentet e brendshme te shkolles kane filluar te ndertojn nje qender shendetsore

Nuk esht as 5 metro nga dera shkolles. Ne te njejtin ambjent qe sht shkolla duan te bejn qender shendetsore kjo shkoll ka mbi 50 vjet qe ekziston

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit