Elvis Roshi shkon i maskuar me kapuç në takimin e Berishës

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.04.2025, 10:30

Ish-kryetari socialist i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, është shfaqur skuthçe, i maskuar me kapuç të mos e njohin, në një aktivitet elektoral të mbajtur mbrëmjen e djeshme nga Sali Berisha në Kavajë.

Në një foto të shpërndarë në rrjet, Roshi dallohet mes mbështetësve të Berishës, i mbështjellë me një kapuç në kokë dhe kostum sportiv si qytetar i thjeshtë demokrat.

Roshi, i larguar nga politika në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, duket se ka nisur të angazhohet hapur në fushatën e Partisë Demokratike. Sipas raportimeve, arsyeja e afrimit të tij me PD-në lidhet me përfshirjen në listat e hapura të demokratëve të kushëririt të tij, Elton Roshi, në zonën e Kavajës.

Për këtë zhvillim ka reaguar për herë të parë edhe kryeministri Edi Rama gjatë një mitingu elektoral në Elbasan. “Kur ishte kryebashkiak ishte kriminel. Tani e ka marrë këneta,” u shpreh Rama, duke ironizuar rikthimin e Roshit në skenën politike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit