Rruga Kune-Vain mbushur me gjarpërinj, ferra dhe insekte të rrezikshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.04.2025, 09:42

Një nga zonat më të bukura dhe më turistike të Lezhës, rruga Kune-Vain është kthyer në një problem serioz për banorët dhe vizitorët për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe rrezikut që sjellin zvarranikët dhe insektet e rrezikshme.

Kjo gjendje e rrugës dhe shëtitores është bërë e dukshme, pasi shkurret dhe ferrat kanë mbuluar trotuaret dhe krijuar kushte të përshtatshme për shfaqjen e zvarranikëve dhe insekteve, të cilat mund të jenë të rrezikshme për shëndetin.

Me afrimin e verës dhe rritjen e temperaturave, kjo situatë është bërë më e rrezikshme për ata që shëtisin në këtë zonë.

Banorët dhe vizitorët e zonës shprehin shqetësim për këtë situatë dhe theksojnë se Bashkia Lezhë, e drejtuar nga Pjerin Ndreu, nuk ka ndërmarrë ende asnjë masë për të pastruar dhe mirëmbajtur këtë rrugë, e cila është një pikë e rëndësishme turistike për të gjithë. Sipas tyre, kjo ka bërë që rruga të shndërrohet në një vatër të ndotur, ku përveç zvarranikëve dhe insekteve, ka edhe mbeturina dhe kafshë të ngordhura.

Banorët kërkojnë nga Bashkia Lezhë që të ndërhyjë urgjentisht dhe të sigurojë këtë rrugë të përdorur nga shumë qytetarë për aktivitete të tilla si vrapimi, ecja dhe peshkimi.

Ata theksojnë se nuk është vetëm një çështje pastrimi, por edhe një çështje sigurie për shëndetin publik dhe mirëqenien e qytetarëve.

Ky shqetësim ka ngritur alarmin për përkujdesin ndaj mjedisit dhe nevojën urgjente për një menaxhim më të mirë të zonave turistike dhe rekreative në këtë pjesë të vendit.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ.. dua te ngre nje shqetesim ne lidhje me natyren dhe nje nder bukurite e rralla te ketij vendi dhe nje nder zonat me turistike..behet fjale per rrugen kune vain(ishull lezhe) ce tani edhe dhe nje rruge ce shum qytetar por edhe banor te zones vijne dhe relaksohen ne bukurine e ksaj natyre dikur ecen dikur ben vrap dhe dikush peshkon ce te kaloje diten ne qetesi..po aq relaksues eshte ky vend por po aq edhe i rrezikshem sepse tani fillon dhe nxehet koha dhe fillojne shum zvarranik dhe insekte te dalin.problemi edhe se bashkia lezhe me ne krye Z.pjerin nderun as nuk kan vene dore ce te pasteojne ferrat dhe shkurret ce kan dal ne trotuarin e ksaj rruge.se kshu voten e dojn ato.por se kan pun per te bere nuk u bje nmen.ju lutem postojeni ta shofe dhe kryetari se si kan dal ferrat e shkurret ne trotuar dhe ce bashkis nuk i bje nmen fare.kemi frik te dalim pasditesh me familjen se del noj gjarper a noj lloj insekti.plus ce vijn e hedhin ktu dhe mbeturina e qen te ngordhur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit