“Pse i more lekët atij që po fliste me mua”: Kontrollori i urbanit arrogant ndaj fatorinos me aftësi ndryshe!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 25.04.2025, 21:08

Një qytetare ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku denoncon një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur gjatë udhëtimit me linjën e urbanit të Kombinatit-Kinostudio.

Sipas saj, kontrollori i urbanit është sjellë në mënyrë të pahijshme dhe arrogante ndaj faturinos, i cili është një person me aftësi ndryshe. Qytetarja thotë se kontrollori i është drejtuar me fjalët “Ta tregoj unë ty po hë”, vetëm sepse faturinoja kishte marrë pagesën e biletës nga një pasagjer që po fliste me të.

Ndërkohë që detyra e kontrollorit është të mbikëqyrë nëse të gjithë pasagjerët paguajnë biletën, në këtë rast duket se situata është trajtuar me arrogancë dhe mungesë respekti ndaj një punonjësi që, sipas qytetares, e bën punën e tij me korrektësi, pavarësisht vështirësive që mund të ketë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Më poshtë, denoncimi i plotë i qytetares:

"Përshëndetje! Do doja të denoncoja një rast që sapo ndodhi dhe realisht jam shumë e acaruar me këta kontrollorët e urbaneve që e kujtojnë veten “Padron”. Linja e Kombinatit – faturino i merr lekët të gjithë pasagjerëve dhe ai (kontrollori) i bërtet: ‘Pse i more lekët atij që po fliste me mua?’ – ‘Ta tregoj unë ty po hë’. Ishin saktësisht fjalët e tij. Faturino, një zotëri me aftësi ndryshe. Po kush janë këta arrogantë që na tregojnë forcën dhe pushtetin? Se kur gjejnë ndonjë pa biletë, bëjnë namin! Tani kjo punë shkoi: keq me biletë, keq pa biletë. Hip se të vrava, zbrit se të vrava… NEVERIIII për lloje të tilla specie. Faturino është një zotëri që ka dalë edhe në TV dhe kjo e bën edhe më të rëndë këtë arrogancë."

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit