Një foto nga një fletëpalosje që paraqet një fletë votimi, ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar dhe ka marrë vëmendjen jo për emrat e gjatë të kandidatëve, por për një shënim të thjeshtë dhe plot ngjyrë: “1 teke, 1 qofte për Dashin”, shkruar me stilolaps pranë emrit të Dashamir Shehit, drejtuesit të Koalicionit Djathtas për Zhvillim.
Fotoja e dërguar nga qytetari, e shoqëruar nga mesazhi "O nona ti je kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë", ka rikthyer në vëmendje figurën e Shehit si një tiranas tipik – jo nga ata që pinë pa karar, por nga ata që dinë ta shijojnë jetën me një gotë raki, një qofte e një muhabet të mirë.
Dashamir Shehi, prej vitesh i njohur për gjuhën popullore, batutat spontane dhe profilin e thjeshtë, duket se ka fituar votën më të sinqertë të këtij sezoni zgjedhor: një votë me shije e dashuri, nga një qytetar që e sheh si “kryeministër të zemrës”.
Tirana s’e ka me sharje, e ka me humor dhe me një thelb: “Kush rri me njerëzit, merr edhe votat”.