Begaj nderon Papa Françeskun në Vatikan, i shoqëruar nga krerët fetarë shqiptarë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 25.04.2025, 17:47

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilloi sot homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan, ku u mbajt një ceremoni madhështore në nderim të Atit të Shenjtë.

Në këtë ceremoni morën pjesë liderë shtetërorë, përfaqësues të lartë të kishës dhe besimtarë nga e gjithë bota.

Krah Presidentit Begaj ishte edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe figura të rëndësishme të besimeve të ndryshme në Shqipëri, përfshirë kardinalin Ernest Simoni, Kreun e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij Joan Pelushi, Arqipeshkvin e Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj, Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, si edhe Kreun e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, Gent Kruja.

Presidenti Begaj u shoqërua gjatë homazheve nga përfaqësues të katër komuniteteve fetare kryesore në vend – mysliman, katolik, ortodoks dhe bektashi – duke dëshmuar edhe njëherë harmoninë dhe bashkëjetesën fetare që karakterizon Shqipërinë.

Kjo frymë bashkëpunimi dhe tolerance ndërfetare ishte vlerësuar me mirënjohje edhe nga vetë Papa Françesku gjatë vizitës së tij historike në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit