“Policia me makinë pa targa na zë vendin e taksive, ku të hamë ne?”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.04.2025, 17:10

Të jesh punonjës policie në Shqipëri shpeshherë keqkuptohet, sepse ndodh që vetë ata që duhet të garantojnë zbatimin e ligji, e shkelin atë. Jo rrallë, punonjës të policisë kapen duke vepruar në kundërshtim me detyrën që mbajnë, duke dhënë një shembull negativ për qytetarët.

Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një qytetar që punon si taksist në Tiranë. Ai ka dërguar një video ku tregon se një automjet tip “Mercedes-Benz” me targa “AB 509 HX” është parkuar gabimisht në një vend të rezervuar për taksitë. I zemëruar, ai afrohet për të parë më nga afër dhe vëren se në xhamin e makinës ndodhet stema e një punonjësi policie. Më tej ai tregon se makina nuk ka fare targa në pjesën e pasme.

“Përshëndetje redaksia JOQ. Shikoje pak këtë mjeti. Ky s’duhet të paguajë as sigurime, asgjë. Policia e Shtetit thotë. Ja numri i telefonit, vjen na bllokon dhe vendin e taksive. Targa s’paska mbrapa fare. Çfarë bëhet kështu o burrë? Konkurrenca e paligjshme, policia për vete. Ku të hamë a si të punojmë ne?”, dëgjohet të thotë qytetari i nxehur.

Përmes mesazhit të tij, ai kërkon që autoritetet të reagojnë për këtë rast, në mënyrë që abuzime të ngjashme mos ndodhin në të ardhmen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit