Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Fier, ku një 55-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij 5-vjeçare.
Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Fierit, në pranga ka rënë shtetasi Vladimir Gjata, banor i një lagjeje në Fier, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht të miturën. Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, e cila është njëkohësisht nusja e djalit të të dyshuarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë ndërhyrë menjëherë pas kallëzimit, duke vënë në pranga 55-vjeçarin dhe duke nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërsa ndaj të dyshuarit rëndon akuza për “Kryerje të veprimeve të turpshme ndaj të miturve”.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar të gjitha rrethanat e ngjarjes tronditëse.