Sorkadhja arratiset nga kopshti zoologjik në Tiranë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.04.2025, 13:14

Një sorkadhe është parë mesditën e sotme teksa shëtiste mes pemëve të Liqenit Artificial të Tiranës.

Disa qytetare kanë dërguar në redaksinë tonë video të kafshës që është duke kullotur nëpër pyll.

Nuk është çudi që sorkadhja të jetë arratisur nga kopshti zoologjik që ndodhet pranë zonës, pasi në të kaluarën ka ndodhur që të shpëtojnë dhe kafshë të tjera, mes tyre dhe një majmun që shkaktoi shumë shqetësim mes banorëve të Saukut pasi po u dëmtonte pronat dhe trembte fëmijët.

Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritetete, dhe sorkadhja endet e lirë në pyll.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit