E rëndë në Don Bosko! Një grua hidhet nga kati i 8-të i pallatit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.04.2025, 11:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Don Bosko, Tiranë.

Një 60-vjeçare me iniciale L.M është hedhur nga kati i 8 i pallati në të cilin banonte dhe për pasojë ka humbur jetën.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë rrethuar vendin dhe kanë mbuluar trupin e viktimës.

Për momentin nuk dihet asnjë informacion rreth motivit të këtij akti tragjik.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit