Në mes të një fushate elektorale plot premtime për mirëqenie, realiteti i përditshëm i njerëzve mbetet i hidhur.
Në Kombinat, një nënë e moshuar gati çdo ditë shet perime dhe qumësht për të mbijetuar. Edhe pse është në pension, ajo detyrohet të punojë për të siguruar disa të ardhura shtesë. Ditët e saj nisin herët dhe mbyllen me lodhje, por gjithmonë me shpresën se do të ketë një fitim të vogël.
Megjithatë jeta në Tiranë është e paparashikueshme dhe shpesh e padrejtë. Një polic i është afruar nënës së moshuar duke hapur fletën e gjobave dhe plotësuar një të tillë.
Me sytë e lodhur, nëna nuk provon të bëjë asnjë rezistencë, por qëndron e ulur në stilin e saj, e dëshpëruar që sot mbase sot do të duhet të kthehet në shtëpi pa asnjë lekë në xhep.